Vetja – Bisedë Ndër Hije

1 muaj më parë

Të dashtun miq e mike të nacionalitetit tim, kam shumë shpresë e besim që jam ka filloj një rrugë të re, të gjatë me guxim e pa përtim. Shpresoj se dhurata që m’kanë ba vllaznit e mi do të më dalë për hajër. Si do që të vijë puna, kjo dhuratë për mu do të mbetet e mirë e shumë e dashtun. Për atë arsye, unë i falënderoj nga zemra. Mu keni me m’thirr Freja, pasi me kët emër më njef krejt shoqnia ime këtu në qytetin ku jetoj, dhe pak a shumë i takon edhe emrit tim në shqip. Unë s’e di mirë shqipen, po falë teknologjisë, ma poshtë kam me mujt me u shpreh ma mirë. Më falni që edhe këto pak fjalë i kam shkrujt me zor. Miku im Ulmërid ka lexu shumë për Kosovën e shqiptarët, ka lexu edhe për shqiptarët e verbër, e kur e pyeta me dit menimin e tij për çikat e djemt e verbër shqiptar, më tha diçka interesante…

Që do ta shtjelloj më poshtë me ndihmën e teknologjisë.

Frea, edhe pse ju jeni e verbër, unë e vlerësoj shumë lirinë, guximin dhe dashurinë tuaj për jetën. Ajo që vlerësoj më shumë tek ju është se jeni mendje e hapur dhe i doni njerëzit që ju rrethojnë, duke respektuar qenien njerëzore. Kam respekt edhe për shqiptarët, edhe pse njoh pak prej tyre. Ama, të verbër nuk njoh askënd veç jush.

Megjithatë, sa njohuri kam për tranzicionin e vendeve të lindjes, ku mendoj se bëjnë pjesë dhe shqiptarët, ata po kalojnë në një fazë të vështirë. Komunizmi u mundua t’i edukonte me barazi, drejtësi dhe humanizëm. Në fakt, edhe në vendet tona skandinave është ndjekur i njëjti qëllim, mirëpo këtu tek ne qëllimi është arritur në mënyrë të kënaqshme, ndërsa vendet e lindjes u shkatërruan. Komunizmi dështoi dhe ato janë në rrugën e pronës private, jetës private dhe të drejtave të njeriut. Kështu, rusët, bullgarët, rumunët, serbët, shqiptarët janë në përpjekje për të korigjuar gjithë atë dëm që bëri komunizmi. Ndërkohë, lakmia për pasuri dhe liri e brezit të rritur në atë kohë i ka çarë në dysh karakteret e tyre. Ndërsa brezi i ri, që po rritet pa ndikimin e përgjegjësisë humanitare të komunizmit, është krejt i njëanshëm, ku lakmia për pasuri dhe pushtet i shkel vlerat themelore humane.

Të më falësh, Frea, mendoj se edhe të verbërit shqiptar nuk bëjnë përjashtim nga jo të verbërit. Madje, besoj se ata janë më të përlyer me antilërat e tranzicionit të tyre. Dikur, babai më thonte se propaganda komuniste ruse pretendonte se njerëzit në kapitalizëm hanë njëri-tjetrin, dhe vetëm në komunizëm e duan njëri-tjetrin. Ti vetë e ke parë se ne këtu e respektojmë njëri-tjetrin dhe, nëse nuk e duam, nuk e urrejmë, e aq më pak kur s’ka një arsye. Frea, këto që po them nuk janë për ty. Por, meqë të kam mikeshë të mirë, s’i fsheh dot mendimet e mia. Tranzicioni i shoqërive komuniste të lindjes, sidomos në Ballkan, ka derdhur shumë gjak, ka sjellë shumë mjerim, dhe ky mjerim është më i madh social e shpirtëror se sa ekonomik. Të verbërit, sipas meje, duhet të jenë më të disavantazhuarit dhe më të prekurit nga lakmia, urrejtja e neveria. Meqenëse ambjenti pa sy nuk mund të pushtohet, atëherë ata pushtojnë vetëm çfarë kapin me dorë. Kështu që ata mund të prekin me dorë vetëm njëri-tjetrin, familjarët dhe shoqëruesit. Kështu që, dhe lakmia dhe urrejtja bëhen më cinike dhe më të egra. Vetëm kështu

Të ngjashme