Rreth Nesh
“Ne vllaznit Syla kem pas një fatkeqësi të rëndë, se motra jonë i hupi sytë shumë e vogël nga një sëmundje që as mjekët këtu në Skandinavi s’kanë mujtur t’i bajnë gja. Me gjithë atë, Zoti na ka ndihmu që kemi mujtur të ndërtojmë jetën këtu në Skandinavi. Motra jonë ashtë krejt e përfshime në jetën e përditshme, e ka marrë dhe një zanat dhe ashtë gati e pavarun. Ajo ashtë shumë e dashtun për shoqninë e vet dhe ka mështetjen e plotë të familjes, pra tonën, por i mungon shoqnia shqiptare në Kosovë e Shqipni. Ia kem bërë dhuratë këtë portal që të muj ta përdorë si mjet fluturimi si dallandyshe, t’takohet e t’ketë kontakte e shoqni, që të muj të kontribojë për shoqninë e të verbërve në Kosovë e Shqipni.
Tash ne po ia dorëzojmë motrës sonë këtë vegël dhe ajo ka me qenë zot i saj, e me e përdorë siç ajo e mendon.
Ne i urojmë motrës sonë dhe gjithë shoqnisë së saj shqiptare gëzime, shëndet, sa më pak stres dhe sa më shumë lumturi.
Me respekt, vllaznia.”