Abuzimet dhe Keqpërdorimet në Shoqatën e të Verbërve të Kosovës: Një Thirrje për Drejtësi
Sot kemi një shkrim të rëndësishëm nga një qytetar i verbër i Republikës së Kosovës, i cili na tregon për sfidat dhe vështirësitë që po hasin anëtarët e Shoqatës së të Verbërve në Kosovë. Ky shkrim hedh dritë mbi abuzimet dhe keqpërdorimet që po ndodhin brenda kësaj shoqate dhe ngre një zë për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe drejtësi. Ju ftojmë ta lexoni me kujdes dhe të reflektoni mbi situatën e paraqitur.
Përshëndetje Miq të qytetar.net
Unë që jam ka ju shkruj jam nje qytetar i verbt i Republikës së Kosovës. E kem një hall të madh me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve këtu n’Kosovë. Ky zotria i cili quhet Daut, i ban asi projektesh fiktive veç me lëviz vetë e familjen e vet. Po ashtu, i rri larg këtyne t’qeverisë se është i lidhun me atë partinë e Haradinajt, se e ka patriot.
Me degët e Shoqatës së të Verbërve për të verbtë nuk merret hiq, po punon me nja 2 apo 3 degë. Ky e nisi ashtu me punë të mirë, po e la me shku ato lekë e me u hangër kot. Bani marrëveshje sikur do bahej i zanë në gjuhën shqipe, po nuk tha ma as një gjë çka u a ke këtë punë. Të drejtat e të verbtëve i komprometon e s’do me dit për ne, veç me ba sikur punon me marr ato lekë vetë e familja e tij.